TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Nëntor 2025, 15:57

Vrau dy vëllezërit e gruas në Kosovë, autori emër i njohur për policinë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau dy vëllezërit e gruas në Kosovë, autori emër i

I arratisuri që vrau dy vëllezërit në fshatin Gollubovc të Malishevës nuk është emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.

Bëhet me dije se i dyshuari në muajin prill ka qenë edhe në paraburgim dhe nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Isufi, i cili ka ikur pas krimit të rëndë, vrau vëllezërit e gruas, te shtëpia e tyre në Malishevë.

Policia dhe Prokuroria tashmë janë aktivizuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

 

1 Komente

  1. S
    Shqipe

    Kafshet shqiptare por me keq se kafshet ☝️, nuk behen njerez shqiptaret duher Enveri ose Tito...

    Lini një Përgjigje