Lufta politike në Kosovë pas ngërçit për zgjedhjen e presidentit të ri sapo ka nisur.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti do të dërgojë në kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit.
Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cilësoi si akt të paprecedentë veprimin e Osmanit dhe që cenon rendin kushtetues.
“Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh me rendin tonë kushtetues dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë. Nuk ka asnjë arsye pse kjo duhet të ndodhte sot një akt i tillë sot në mëngjes”, tha ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxorri sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalli zgjedhjet e reja.
Përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat, të mbajtur herët në mëngjes, Osmani theksoi se në këtë situatë e sollën vendin "njerëz të papërgjegjshëm" dhe me "qëllime të rrezikshme".
Kryetarja e shtetit vuri në dukje se Kushtetuta e thotë qartë se afati për President ka përfunduar mesnatën e së enjtes.
Kujtojmë që Osmani doli me propozimin që Presidenti të votohej nga populli, pasi kryeministri Albin Kurti nuk mbështeti rikonfirmimin e saj për një mandat të ri në krye të shtetit.
Lini një Përgjigje