Kosova18 Prill 2024, 10:20

Vjosa Osmani apel urgjent ndërkombëtarëve: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani apel urgjent ndërkombëtarëve: Pesë policë
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos e injoroj situatën e mbajtjes peng të pesë zyrtarëve policor në Serbi që nga dita e djeshme.

Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka bërë thirrje që veprimet e tilla shoveniste të Serbisë të ndalohen me ngritjen e zërit dhe përpjekjeve të aleatëve të Kosovës.

“Përderisa po përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë se edhe në këtë momente pesë Policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovenist, Serbia. Prandaj i bëj thirrje të gjithë aleatëve tanë që të rrisin zërin dhe të rrisin përpjekje  që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoveniste kundër qytetarëve tanë dhe Policisë sonë”, ka thënë Osmani.

Autoritetet në Kosovës fajësuan presidentin Aleksandër Vuçiç, për ndalimin e autobusëve me udhëtarë kosovarë në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi”.

Po ashtu në rrjetin social X, Kurti tha se qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Më shumë se 300 qytetarë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti në X.

Më herët gjatë ditës autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që me “çdo kusht” të shmangin kalimin nëpër Serbi.

vjosa osmani policët penga nga serbia