Kosova17 Prill 2024, 19:09

Bllokimi i qytetarëve kosovarë në Serbi, Gërvalla: Vuçiç nisi t’i jetësojë kërcënimet

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i qytetarëve kosovarë në Serbi, Gërvalla:
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për mediat ka reaguar pas bllokimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Gërvalla nuk kursen akuzat ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa deklaron se sipas saj, Vuçiç ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij. Gërvalla thekson se ky ndalim vjen një ditë pas votimit të së martës, për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Jemi ballafaqur me një situatë, e një veprim i tillë bazohet në ngjarjet e djeshme. Vuçiç ka kërcënuar edhe Kosovën, edhe partnerët tanë, që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Dje nuk eci propaganda, Vuçiç ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij. Në këtë kontekst e shoh ndalimi”, theksoi Gërvalla

Gjithashtu bllokimin e qytetarëve në kufi, Gërvalla e cilëson si një shkelje të të drejave të qytetarëve.

Janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve”, është shprehur ministrja Gërvalla.

Më tej, ministrja Gërvalla shprehet se një pjesë e qytetarëve kosovarë iu nënshtruan bisedave informative.

kosova vuçiç donika gervalla