TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Nëntor 2025, 12:00

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Shkruar nga Pamfleti

Pas shpërndarjes së Kuvendit, sipas Kushtetutës, presidentja është e detyruar të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh.

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të
Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e vendit pas takimit me liderët e partive, raportojnë mediat në Prishtinë.

Partitë politike kanë mbetur të ndara për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, duke mos arritur një konsensus. Disa forca politike preferojnë që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa të tjera e favorizojnë datën 28 dhjetor.

Tani, vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve mbetet në dorë të Presidentes Osmani, e cila do të shpallë zyrtarisht datën e procesit zgjedhor.

Kjo u bë e ditur edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit.

“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës|, tha mes tjerash ai.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, sipas Kushtetutës, presidentja është e detyruar të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh.

Osmani tashmë ka zhvilluar konsultimet me përfaqësuesit e partive, të cilët kanë shprehur data 21 dhe 28 dhejtor si të preferuara për mbajtjen e zgjedhjeve.

Me nënshkrimin e vendimit, vendi hyn zyrtarisht në proces zgjedhor, ndërsa institucionet aktuale do të vazhdojnë punën në kapacitet të kufizuar deri në formimin e qeverisë së re.

kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Lini një Përgjigje