Kosova 9 Dhjetor 2023, 09:20

Vrasja e Liridona Ademajt ende mister, flet babai i Naim Murselit: Na mbaruan ditët e besës, jam i kërcënuar me jetë!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Ademajt ende mister, flet babai i Naim Murselit: Na mbaruan

Babai i Naimit, Shaban Murseli është shprehur se e kanë vizitua pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.

Vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik. Dy ditë më vonë, u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e saj, përfshirë dorasin Granit Plava, bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e Liridonës, si dhe Kushtrim Kokallën, si i dyshuar për bashkëpunim.

Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Media në Kosovë, ‘Indeksonline’ shkruan se babai i Naimit, Shaban Murseli është shprehur se e kanë vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.

Ai shton se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka  se çka të bëjë lidhur me këtë situatë.

Na kanë ardhur sonte dy persona dhe na kanë thënë që “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcënum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrulla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë”, tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë.

Një gjë të tillë e ka mohuar vëllau i Liridonës, Leonardi.

Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

Më babanë edhe vëllaun, e kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë” ka thënë Leonardi.

Ai thotë se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin pranë vetës kurdo t’i lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale. Dy djemtë e motrës thotë se nuk i kanë marrë menjëherë, për shkak të pamës që është mbajtur në shtëpi dhe gjendjes së rëndë të familjarëve të Liridonës.

vrasja e liridona ademajt