Kosova 6 Dhjetor 2023, 14:50

Vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, gazetari: Pse bie poshtë pista e orientimit seksual të Naim Murselit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, gazetari: Pse bie poshtë pista e

Gjerësisht është diskutuar nëse Murseli mund të kishte një lidhje me një person të gjinisë së njëjtë, arsye kjo që sipas gazetarit nuk mund të qëndronte në një shoqëri moderne ku ata jetonin, siç është Suedia.

Gazetari Sokol Bregu ka folur për arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, një vrasje e porositur nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Gjerësisht është diskutuar nëse Murseli mund të kishte një lidhje me një person të gjinisë së njëjtë, arsye kjo që sipas gazetarit nuk mund të qëndronte në një shoqëri moderne ku ata jetonin, siç është Suedia.

Ata kanë pasur probleme në çift, por  të sjellësh sot se këto probleme rridhkan nga një sekret kaq i madh, unë s’i besoj këto sekrete. I kam dëgjuar të gjitha fjalitë, nëse ka të bëjë me homoseksualitetin e personit, nëse është e mundur të jetë kjo, atëherë ata jetojnë në një shoqëri moderne siç është Suedia. Akoma më mirë do ta kishte ai nëse do të ishte i tillë. Bënte një divorc dhe do të kishte një promovim akoma më të madh në një shoqëri si Suedia, ku gjatë gjithë kohës këta persona marrin një ndihmë. Suedia është një ndër shtetet më moderne dhe më sociale në botë, kështu që nuk do të kishte probleme. Edhe nëse do të kishte probleme me krushqit e tij për një marrëdhënie homoseksuale, nuk më rezulton të jetë kaq problematike,” – u shpreh Bregu.

Gazetari theksoi se e rrëzon këtë tezë dhe vrasja mund të jetë inskenuar për një sekret shumë të madh që e di vetëm Naim Murseli, mbase mund të bëhet fjalë edhe për një histori tjetër dashurie.

Po them unë kot, por nuk mundet kurrsesi të fshihet një sekret kaq i madh. Nëse njeriu nuk i ndan sekretet me bashkëshorten me kë i ndan?! Pra, a mundet një bashkëshorte të shesë sekretin tend?! Me kujtohet gjithmonë një histori e Benjamin Franklin që thotë se sekretet ruhen atëherë kur nga 3 veta, 2 kanë vdekur. Vetëm kështu,” – u shpreh Bregu.

liridona ademaj naim murseli