
Pas Brukselit, janë vënë në lëvizje edhe amerikanët me qëllim që të marrin fund tensionet në Veri të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. Në këtë telefonatë, Kurti ka paralajmëruar se ka rënë dakord për zgjedhje të reja në komunat veriore të vendit.
“E falenderova për telefonatën e tij dhe shpreha përkushtimin tim për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Lini një Përgjigje