
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amsterdam, ku një reper holandez i njohur është qëlluar për vdekje gjatë një sulmi mes bandave. Mediat e huaja shkruajnë se i vrarë ka mbetur reperi 26-vjeçar i njohur si Bigidagoe.
Denzel Silo u qëllua kur po tentonte të largohej me një automjet tip “Volkswagen Polo”. Raportohet se ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në orën 5:30, ku reperi u dërgua me urgjencë në spital. Për shkak të plagëve të rënda ai ndërroi jetë.
26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Denzel Silos, po përpiqej të ikte kur “Volkswagen Polo” në të cilin ndodhej u qëllua me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit të djeshëm.
Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti.
Lini një Përgjigje