
Këngëtarja Barbana Dedja ka ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e saj të ndjerë, këngëtarin Ergi Dini, i cili humbi jetën më 21 nëntor 2016.
Në postimin, ajo rrëfen se lajmin tragjik e mori përmes një telefonate që i ndryshoi përgjithmonë jetën.
“Thonë se koha shëron çdo plagë, por nuk mund të them se është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër më shumë për të ngushëlluar vetveten”, shkruan Barbana, duke shprehur dhimbjen e pashuar për humbjen e vëllait.
Ajo thekson se humbja e Ergit ka ndikuar thellë në jetën e saj, duke i ndryshuar perspektivën dhe duke e detyruar çdo ditë të mësohet me mungesën e tij.
“Si ikën 9 vite që nga largimi yt vëlla?! Duken kaq shumë vite por kaq i afërt 21 nëntori i vitit 2016, ku me një telefonatë mora lajmin se të humbëm përgjithmonë…
Thonë se “koha shëron çdo plagë” por nuk mund të them se është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër më shumë për të ngushëlluar veten…
Me ikjen tënde sfidat e mia ndryshuan! Gjatë këtyre viteve mësova si të jetoj duke më munguar ti, çdo ditë, sado kohë të kalojë…
Uroj të kesh gjetur paqen e përjetshme së bashku me babin…derisa të takohemi sërish i vogli im…”, shkruan motra e tij.
Lini një Përgjigje