TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Nëntor 2025, 20:36

"Si lejohet kjo dhunë në TV?", Dafina Zeqiri shpërthen pas skandalit në BBVK

Shkruar nga Pamfleti

"Si lejohet kjo dhunë në TV?", Dafina Zeqiri

Pas publikimit të disa momenteve nga Big Brother VIP Kosova 4, ku banoret Benita dhe Alba bullizojnë Elijona Binakajn, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ashpra.

Mes tyre, më i komentuari ka qenë ai i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila shpërtheu hapur ndaj formatit dhe ndërhyrjes së munguar institucionale.

Pamjet që qarkulluan gjerësisht nxitën debat për mënyrën se si realitetet televizive trajtojnë konkurrentët dhe për rrezikun e normalizimit të sjelljeve agresive në emër të “show-it”.

“Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmijë, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?

Reagimi i saj mori mijëra pëlqime dhe u shpërnda masivisht, duke krijuar një valë mbështetjeje nga publiku që ndau të njëjtat shqetësime.“Ku janë institucionet?” – Dafina vë në pah përgjegjësinë e shtetit

Kur një ndjekës e pyeti pse nuk ndërhyjnë institucionet për situata të tilla, këngëtarja dha një përgjigje po aq të drejtpërdrejtë:

“Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve, po?”

"Si lejohet kjo dhunë në TV?", Dafina Zeqiri

Lini një Përgjigje