TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Shtator 2025, 12:26

A ke tradhëtuar ndonjëherë? Ja si përgjigjet Erik Lloshi

Shkruar nga Pamfleti

A ke tradhëtuar ndonjëherë? Ja si përgjigjet Erik Lloshi

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, është shprehur se meshkujt tradhtojnë atëherë kur ‘nuk ndihen të plotësuar’. I ftuar në emisionin “Live From Tirana”, këngëtari nuk u shpëtoi edhe pyetjeve ‘pikante’

“Ndoshta mund ta bëjnë thjesht për proces fiziologjik, për instinkt…”, iu drejtua më pas moderatori dhe Erik Lloshi u përgjigj:

“Pastaj është tjetër muhabet ai. Ka karaktere të ndryshme njerëzish. Unë flas për veten time. Unë do tradhëtoja nëse nuk do ndihesha i plotësuar”.

“Pra ti nuk ke tradhëtuar asnjëherë?”, ishte pyetja e radhës që i bëri Ronaldo Sharka.

“Bashkëshorten time jo”, u përgjigj menjëherë këngëtari.

I pyetur nëse ka tradhtuar më përpara, Eriku u përgjigj:

“Më përpara po. Por, bashkëshorten time jo”.

“Pse tradhëtove?”, e pyeti më pas Sharka dhe Lloshi u shpreh:

“Sepse nuk ndihesha i plotësuar. Isha i ri, në adoleshencë”.

Po, në fund të fundit, kujt ‘ia mban’ të thotë të kundërtën kur është i martuar?!

erik lloshi tradhtia

Lini një Përgjigje