Showbiz11 Dhjetor 2023, 13:51

Adele rrëfehet për publikun: Vuaj nga depresioni

Shkruar nga Pamfleti

Adele rrëfehet për publikun: Vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni.

Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur në Tottenham, në veri të Londrës, tha se momentalisht do të qëndrojë në Los Anxhelos sepse moti me diell në qytetin kalifornian e ndihmon të parandalojë depresionin sezonal.

“Unë vuaj nga depresioni sezonal, kështu që moti këtu është i mirë për mua. Gjë që ndonjëherë është e çuditshme, sepse jam shumë britanike”, tha Adele.

Këngëtarja britanike e popit jeton në Los Anxhelos që nga viti 2016, ku dhe bleu një rezidencë prej 58 milionë dollarësh vitin e kaluar. Ajo theksoi se i pëlqen të jetojë në Los Angeles, i cili ka mesatarisht 263 ditë me diell në vit. Megjithatë, ajo pranon se emocionohet gjatë interpretimit të këngës së saj debutuese “Hometown Glory”, të cilën e ka shkruar për nder të Londrës, duke shtuar se i mungon kryeqyteti britanik.

“Më kujtohet sikur të ishte dje, kur shkrova atë këngë… Dhe nuk mendoj se të gjithë e dinë, por e shkrova një ditë pas pjesëmarrjes sime të parë në një protestë (kundër luftës në Irak në 2003)”, shtoi ajo.

Adele konfirmoi në fillim të këtij viti, në spektaklin e humorit të Alana Kara, se u martua me agjentin sportiv amerikan Rich Paul. Depresioni sezonal, ose çrregullimi afektiv sezonal, është një lloj depresioni që shkon dhe vjen sipas një modeli sezonal dhe shfaqet më shpesh në dimër. Simptomat mund të përfshijnë gjendje jo të mirë emocionale ku gjithë kohën nuk je në humor për të komunikuar me njerëz apo bërë gjëra, lodhje ekstreme dhe tërheqje nga aktivitetet sociale.

adele depresion