Showbiz11 Dhjetor 2023, 13:31

I pa kënaqur me jurinë dhe konkurentët, publikohet biseda e Eni Shehut në prapaskenë

Shkruar nga Pamfleti

I pa kënaqur me jurinë dhe konkurentët, publikohet biseda e Eni

Gjatë puntatës së djeshme në “Fan Club” është transmetuar një klip nga prapaskena, i pa publikuar më herët.

Në të dëgjohej një bisedë mes balerinit Luixhino dhe Eni Shehut, ku ky i fundit nuk ishte kursyer me komente për konkurrentët e tjerë edhe jurinë.

Eni kishte folur për disa nga garuesit, duke përmendur këtu Enxhi Nasufin dhe Atalantën, për të cilat u shpreh se janë njësoj nga nata e parë deri tani.

Ndërsa për sa i përket jurisë, Eni tha: “Pse nuk janë 4 profesionistë, por vetëm 2?”, duke u shprehur kështu i pakënaqur për rolin e Olta Gixharit dhe Valbona Selimllarit në juri.

 

eni sheh prapaskene pakenaqesi