
Banorja e shtëpisë së Big Brother Kosova, Dolce, është përzgjedhur nga “Grande Fratello” në Itali për të qenë mysafire e fqinjëve përtej detit.
Moderatorja pyeti tre nga banorët italianë nëse e dinin ku binte Kosova. Asnjëri prej tyre nuk e dinte, madje mendonin se ishte një vend në perëndim. Larg qoftë të mendoni se njihnin gadishullin Ballkanik.
Gjithsesi, kur panë bionden bukuroshe në ekran, u elektrizuan, sidomos dy djemtë. Modetartorja i informoi se vajza flet thuajse gjithë kohën italisht dhe emrin për publikun e ka Dolce (që në italisht do të thotë ëmbëlsirë).
Menjëherë u dëgjuan dy djemtë të thonin se qenka “Mëse e ëmbël”.
Pamjet treguan qartë konkurrentët që mbetën gojëhapur, ndërsa reagimet varionin nga admirimi dhe buzëqeshjet e sikletshme të djemve, deri te nuancat e lehta të xhelozisë dhe habisë nga pjesa tjetër e grupit.
Ndërkohë, edhe publiku italian në rrjetet sociale ka reaguar masivisht me komente për bukurinë dhe energjinë e saj, duke pritur me padurim hyrjen e saj për një javë në shtëpinë më të famshme në Itali.
Lini një Përgjigje