
Edhe pse ishte përfolur prej kohësh se do të ishte pjesë e Big Brother Kosova, Labinot Rexha ka mundur vetëm mbrëmë të jetë zyrtarisht banor i shfaqjes reality.
Këngëtari, i cili javë më parë organizoi edhe një protestë publike për t’u bërë pjesë e këtij formati, më në fund e arriti qëllimin e tij. “Vëllai i Madh” vendosi ta linte fatin e tij në dorën e publikut, duke hapur një televotim të rrufeshëm gjatë spektaklit “Prime”.
Pas numërimit të votave, publiku vendosi “PRO” hyrjes së tij. Rexha zgjodhi një mënyrë të veçantë për të shkelur pragun e shtëpisë; ai bëri një lutje dhe u fut duke thënë “Bismilah”, sikur të ishte duke nisur një mision.
Megjithatë, mikpritja nuk ishte e ngrohtë nga të gjithë. Banorja Shkurta e priti me një deklaratë të ashpër dhe kërcënuese ende pa u rehatuar mirë këngëtari, duke i thënë: “Kom me ta palu”.
Lini një Përgjigje