TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Tetor 2023, 12:53

Aktor i lindur/ Bënte sikur i binin të fikët kur duhej të paguante faturën në restorant, arrestohet 50-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aktor i lindur/ Bënte sikur i binin të fikët kur duhej të

Një emigrant është arrestuar pasi shtirej se pësonte atak kardiak për të shmangur pagesën e faturave në të paktën 20 restorante në Spanjë.

50-vjeçari, me origjinë nga Lituania, do të kalojë 42 ditë pas hekurave, pasi nuk ka paguar disa fatura falë skemave të tij teatrale.

Mënyra e tij e aktrimit ishte identike në pothuajse çdo restorant që ai shkonte, shumica e tyre me vendndodhje në Costa Blanca.

“Ai porosiste gjithmonë të zakonshmet: disa gota uiski ‘White Label’ dhe një sallatë ruse, pjatë që duket se i pëlqen shumë”,-tha një pronar restoranti. “Ishte e luajtur shumë mirë, ai bëri sikur i ra të fikët dhe ra në dysheme”,-tha menaxheri i El Buen Comer.

Një punëtor në Sale&Pepe tha: "Të gjithë kemi marrë një paralajmërim dhe foton e tij. Na thanë të jemi të kujdesshëm dhe të mos i shërbejmë asgjë."

Për shkak se çdo mos-pagesë ishte një shumë e vogël parash, ato çfarë ky klient ka bërë, konsiderohen thjesht si 'krime të vogla'.

Megjithatë, pronarët e restoranteve tani po planifikojnë të paraqesin një ankesë të përbashkët që mund ta çojë në burg deri në dy vjet.

Një avokat nga firma prestigjioze Navarra Sancho tha: "Ai ka përfituar nga sistemi ligjor, me gjoba kaq të vogla të papaguara është e vështirë të arrihet një dënim më i gjatë në burg".

lituanez te fiket aktrim

Lini një Përgjigje