TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Mars 2026, 14:25

Akuzohej për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare, Jay-Z: Kisha zemërim të pakontrolluar për këtë çështje

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohej për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare, Jay-Z:

Reperi i njohur Jay-Z ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, pas akuzave për përdhunim që u bënë publike në vitin 2025.

Në një intervistë për revistën GQ, në kuadër të 30-vjetorit të karrierës së tij muzikore, artisti 56-vjeçar u ndal te padia e ngritur një vit më parë nga një grua nga Alabama, e identifikuar me pseudonimin “Jane Doe”. Ajo pretendonte se ishte abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare nga Jay-Z dhe Sean Diddy Combs, gjatë një feste pas ndarjes së MTV Video Music Awards në shtator të vitit 2000, akuza që të dy artistët i kanë mohuar në mënyrë kategorike.

Duke folur për ndikimin emocional të kësaj çështjeje, Jay-Z u shpreh: “Ishte e vështirë. Shumë e vështirë. U shkatërrova. Jam i lumtur që e trajtuam menjëherë dhe e lamë pas. Më shkatërroi vërtet shumë ajo që ndodhi.”

Ai theksoi gjithashtu se përjetoi një periudhë të gjatë zemërimi dhe tensioni: “I gjithë ky rast më la gjurmë. Isha i zemëruar. Kam qenë kaq i zemëruar për një kohë të gjatë, ishte një zemërim i pakontrollueshëm. Nuk e fajëson dikë për diçka të tillë. Është diçka për të cilën duhet të jesh absolutisht i sigurt.”

Reperi shtoi se ishte i bindur në pafajësinë e tij dhe në fundin e drejtë të çështjes: “E mora shumë rëndë. E dija që do ta kalonim këtë, sepse, para së gjithash, nuk është e vërtetë. Dhe e vërteta, në fund të fundit, triumfon.”

Çështja në fjalë u rrëzua në shkurt të vitit 2025, me Jay-Z që reagoi publikisht në atë kohë: “Sot është një fitore. Akuzat e pabaza, imagjinare dhe të skandaloze janë rrëzuar. Kjo padi ishte e pabazë dhe nuk çoi askund.”

Pas rrëzimit të padisë, artisti ndërmori veprime ligjore nga ana e tij, duke paditur palët e përfshira dhe duke pretenduar se ato “vepruan pa kufizime morale, të motivuar nga lakmia, duke injoruar të vërtetën dhe parimet themelore të dinjitetit njerëzor”.

Nga ana tjetër, “Jane Doe” ka kërkuar nga gjykata rrëzimin e padisë së ngritur ndaj saj, duke argumentuar se ajo nuk ka bazë ligjore dhe se deklaratat e saj mbrohen nga ligji.

Rasti mbetet një nga më të komentuarit në industrinë e muzikës, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi akuzat për abuzim dhe ndikimin e tyre në jetën dhe karrierën e figurave publike.

jay z zemerim

Lini një Përgjigje