TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Mars 2026, 14:15

Gjesti në telashe me ligjin, avokati zbulon prapaskenat me “Onima”: “Kontrata u vazhdua kundër vullnetit të tij”

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti në telashe me ligjin, avokati zbulon prapaskenat me

Gjesti u përfshi në një çështje ligjore që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi u arrestua nën dyshimet për disa vepra penale.

Sipas raportimeve, artisti dyshohet se ka hyrë në ambientet e kompanisë muzikore Onima, ku pretendohet se ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, detaje të reja janë bërë publike më 23 mars në emisionin “Kosova Today”, ku ka folur avokati i artistit, Burim Azemi. Ai është ndalur kryesisht te marrëdhënia kontraktuale mes Gjestit dhe kompanisë “Onima”, duke sqaruar rrethanat që, sipas tij, kanë çuar në përplasjen mes palëve.

“Kontrata e distribucionit që ka nënshkruar Gjesti me Onima-n është e qershorit të vitit 2023, dhe ka pasur kohëzgjatje për dy vjet, që ka nënkuptuar deri në qershor të vitit 2025. Kontrata ka mundur të mosvazhdohet në mënyrë automatike nëse është dhënë një njoftim 90 ditë përpara”, – u shpreh avokati.

Ai shtoi se në momentin kur duhej bërë njoftimi zyrtar për ndërprerjen e kontratës, artisti ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, çka e bënte të pamundur ndjekjen e procedurave në kohë.

“Kur kthehemi prapa, në atë kohë Gjesti ka qenë në Big Brother, dhe në Big Brother ka qenë në pamundësi që ta japë njoftimin 90 ditë para. Por Gjesti, para se të hynte në Big Brother, ka njoftuar zyrtarisht Onima-n që nuk dëshiron që të vazhdojë me të. Si Gjesti, ashtu edhe prindi i Gjestit. Kontrata është vazhduar kundër vullnetit të Gjestit”, – deklaroi Burim Azemi.

Sipas avokatit, pikërisht kjo mosmarrëveshje kontraktuale mund të ketë qenë një nga arsyet kryesore që çuan në përshkallëzimin e situatës mes artistit dhe kompanisë muzikore.

Ndërkohë, kujtojmë se Gjesti është liruar nga paraburgimi më 19 mars, një datë që përkon edhe me ditëlindjen e vëllait të tij të ndjerë, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një dimension edhe më emocional.

Çështja mbetet ende në proces dhe pritet që organet e drejtësisë të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.

 

gjesti avokati

Lini një Përgjigje