Showbiz22 Maj 2024, 14:42

Akuzohet se dhunoi gruan 95-vjeçare, arrestohet influenceri 61-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se dhunoi gruan 95-vjeçare, arrestohet influenceri

Influenceri i modës 61-vjeçar José Castelo Branco, i cili u martua me një trashëgimtare diamantesh, është arrestuar në Portugali.

Ylli i modës, akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij Betty Grafstein 95-vjeçare. Por influenceri i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk është e vërtetë.

Një nga arsyet që çifti është përfolur gjithnjë është fakti që ndajnë të njëjtën gardërobë.

Sipas mediave lokale, Grafstein u shtrua muajin e shkuar në një spital me “probleme të ndryshme”. Ajo i ka kërkuar stafit “ta shpëtojnë” nga keqtrajtimi i të shoqit, i cili u arrestua më 7 maj.

Branco është lënë i lirë por “ndalohet të takojë” gruan e tij. Gjithsesi, ai ka vazhduar të postojë në rrjetet sociale duke u kërkuar njerëzve “të luten për gruan e tij”.

Vitin e shkuar, 61-vjeçari tha për mediat se të panjohurit i thonë se “po jeton me paratë e saj, mezi pret që ajo të vdesë”. Për këtë, ai u shpreh se përjeton bullizëm të tmerrshëm.

Betty ishte e martuar me Albert Grafstein që drejtonte Grafstein Diamond Corp. Me vëllanë e tij ata jetuan në Portugali dhe pas vdekjes të së shoqit, Betty u njoh me Castelo Branco.

Castelo Branco identifikohet si mashkull, por shpesh mendohet se është grua për shkak të veshjeve dhe grimit që përdor. Një arsye tjetër është fakti që kanë 34 vite diferencë.

Akuzohet se dhunoi gruan 95-vjeçare, arrestohet influenceri

trashëgimtare diamantesh influenceri i modës