
Albano Bogdo ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me deklaratën e bërë pak ditë më parë në drejtim të Beatrix Ramosajt, që ka shkaktuar reagim të shumtë në rrjet.
Me anë të një postimi në Instastory, Bogdo nuk tërhiqet për deklaratën e bërë ndaj këngëtares së njohur.
Ai përdor një shprehje të Mark Twain, duke theksuar se si komb jemi të bekuar me tre gjëra: Lirinë e fjalës, lirinë e mendjes dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga dy të parat. Por mesa duket Bogdo nuk e paska kuptuar mirë këtë gjë. Ai nuk di se liria e tij mbaron kur fillon e tjetrit.
Nga ana e saj, Beatrix Ramosaj i është përgjigjur për herë të parë publikisht aktorit, i cili e ofendoi rëndë në një emision televiziv.
Ajo shprehet se me fjalët e tij të pavërteta, Albano nuk ka ofenduar atë dhe familjen e saj, por vajzat shqiptare.
Beatrix paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aktorit në fjalë.
Lini një Përgjigje