
Xhorxhina Rodriguez u dha së fundmi fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës luksoze të saj dhe të Kristiano Ronaldos me disa foto.
Bukuroshja 29-vjeçare me origjinë argjentinase, e cila është nënë e dy prej pesë fëmijëve të Ronaldos, ndau një sërë fotografish nga udhëtimi i saj i fundit në Paris. Xhorxhina duket e relaksuar, ndonëse bashkëshorti i saj vijon punën në Arabinë Saudite.
Në setin e parë të fotove, Xhorxhina bëri një performancë këmbëgjatë, teksa pozoi me një fustan të shkurtër ulur në një sedilje, e veshur me çizme dhe nuanca të zeza deri te gjuri. Te seti i dytë kemi një pamje nga afër të një çante dhe dore ngjyrë vjollcë, e cila kishte një unazë të madhe diamanti në të, shoqëruar me një mori bizhuterish të tjera të shtrenjta.