TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Tetor 2025, 13:04

Ana e errët e Philipp Plein/ Stilisti i njohur nuk lejon ish-partneren të takojë fëmijët e tyre, avokatja: Pse askush nuk flet për këtë?!

Shkruar nga Pamfleti

Ana e errët e Philipp Plein/ Stilisti i njohur nuk lejon ish-partneren

Philipp Plein shfaqet shpesh si babai perfekt dhe bashkëshorti ideal, të paktën në rrjetet sociale: fëmijët të veshur firmato, shtëpia me pishinë, buzëqeshje të pakufizuara, por... komentet e bllokuara. Sipas një videoje virale të avokates britanike të të drejtave të fëmijëve, @LegallyNik, prapa kamerës, gjërat janë shumë më ndryshe dhe shumë më të errëta.

Në një video që nuk ka marrë ende vëmendjen e mediave të mëdha, LegallyNik e përshkruan sjelljen e Plein si “diabolike” dhe flet për një nga tre nënat e katër fëmijëve të tij, Lucia Botelli, e cila është praktikisht e përjashtuar nga jeta e fëmijëve të saj.

“Philipp Plein është 47 vjeç, ka katër fëmijë me tri gra të ndryshme. Dy nga fëmijët kanë lindur me nëntë muaj diferencë nga njëri-tjetri. Ai tradhtoi partneren e tij. Sot, e ka e zëvendësuar Lucia-n me partneren e re, e cila tani ka marrë rolin e saj si ‘nënë’ në shtëpi.”

Ana e errët e Philipp Plein/ Stilisti i njohur nuk lejon ish-partneren

Por ajo që trondit më shumë është situata aktuale:

“Lucia ka kaluar nga të qenit kujdestarja kryesore e dy djemve të saj, në një nënë që i lejohet t’i takojë vetëm dy orë në dy javë, gjithmonë nën mbikëqyrje. Dhe edhe këto takime po ndërpriten vazhdimisht me akuza të rreme dhe provokime të qëllimshme.”

Sipas avokates, një trajtim i tillë përdoret vetëm për rastet më ekstreme, kur një prind përbën rrezik të drejtpërdrejtë për fëmijët dhe në këtë rast, ajo nuk sheh asnjë provë që justifikon një masë kaq ekstreme.

“Lucia është bllokuar në Zvicër, në një sistem ligjor që nuk e kupton. Dhe Philipp ndërkohë po reklamon prindërimin e tij në rrjete sociale, duke e paraqitur veten si baba ideal. Por pyetja ime është kjo: Pse askush nuk po flet për këtë? Pse asnjë media nuk ka raportuar për rastin?”, thotë avokatja në një video në Instagramin e saj.

Asnjë burim mediatik i njohur nuk ka publikuar detaje të kësaj historie deri më tani. Nuk ka deklarata publike nga Philipp Plein apo nga Lucia Botelli. Por videoja e LegallyNik, që është shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe Instagram, po e sjell këtë histori në vëmendjen e opinionit publik, me mijëra komente që kërkojnë transparencë, drejtësi dhe një përgjigje nga mediat dhe autoritetet ligjore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LEGALLYNIK⚖️???????? (@legallynik)

lucia botelli philipp plein avokatja femijet

Lini një Përgjigje