TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Maj 2024, 21:28

Arrestohet këngëtarja Nicki Minaj

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet këngëtarja Nicki Minaj

Arrestohet këngëtarja Nicki Minaj. Ajo filmoi veten teksa arrestohej nga policia që e akuzon për drogë. Kjo ndodhi gjatë momentit kur ajo udhëtonte nga Amsterdami në Mancester për turin e saj të radhës ‘Pink Friday 2’.

Pavarësisht se e mohoi me forcë se ajo mbante ndonjë drogë, reperes 41-vjeçare iu tha se duhej të shkonte në komisariat. Në regjistrim, një burrë i shpjegoi asaj se “do duhet të marrësh një avokat“.

Gjatë videos, krijuesja e hiteve tha se asaj i thanë ‘të futej në furgon policie dhe të shkonte pa praninë e avokatit’.

Ajo më tej pretendoi se dikush që punonte për sigurinë e aeroportit i kërkoi asaj të bënte një ‘deklaratë pa praninë e avokatit’ pasi gjeti para në çantat që ata nuk ishin të autorizuar t’i merrnin.

Para arrestimit, Minaj ndau një seri postimesh në X (i njohur më parë si Twitter ), në lidhje me çantat e saj që u morën për një kontroll të plotë në aeroport.

“Ata kanë bërë gjithçka që munden për të provuar të ndalojnë këtë turne”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Lini një Përgjigje