Showbiz25 Maj 2024, 14:36

“Përse duhet ta fitojë Romeo 'Big Brother Vip' përpara Heidit?”/ Ja si u përgjigj Bora Zemani

Shkruar nga Pamfleti

“Përse duhet ta fitojë Romeo 'Big Brother Vip'
Në spektaklin e djeshëm të “Cherry on Top” nën moderimin e Bora Zemanit, kjo e fundit është vënë paksa “në siklet” me një pyetje që Neda Balluku i ka drejtuar.

Neda Balluku ka pyetur Borën për të ditur pse duhet ta fitojë Romeo Veshaj 'Big Brother Vip' para Heidi Bacit.

“Përse duhet ta fitojë Romeo përpara Heidit?”, u pyet Bora.

Sakaq moderatorja u përgjigj se Romeo e meriton jo pse është një njeri i afërt i saj, por ka qenë shumë i sinqertë brenda shtëpisë.

“E para njëherë se nëse ata të dy (Romeo dhe Heidi) do ishin në podiumin final, ndoshta do ishte gjëja më e bukur që mund të na shihnin sytë. Patjetër që mendoj se Romeo e meriton finalen, jo vetëm se është njeri i afërt i imi, por di që është shumë i sinqertë aty brenda.

Unë vetë preferoj të shoh më mirë atë njeriun emocional dhe të sinqertë, dhe jo atë që gjen strategji. Ka pasur durim në shumë situata të vështira. Romeo ka pasur shumë dinamika me finalistët e tjerë”, u shpreh Bora Zemani.