Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka bërë një parashikim të detajuar për klimën politike dhe zhvillimet globale të kësaj jave, duke theksuar se bota nuk po largohet nga vështirësitë, por po hyn në një fazë të re dhe më komplekse të ushtrimit të pushtetit.
Sipas Kalogerit, periudha aktuale shënon një ndryshim të mënyrës së funksionimit të fuqisë politike, ku forca e drejtpërdrejtë dhe demonstrimi i hapur i pushtetit po zëvendësohen nga diplomacia, marrëveshjet e fshehta dhe interesat financiare.
“Kjo javë është vazhdim i situatës ku ne gjendemi në sferën politike. Nuk dalim nga vështirësitë, megjithëse ka edhe elementë pozitivë, nuk është gjithçka negative”, u shpreh astrologia.
Ajo shtoi se, nëse më parë pushteti shfaqej hapur përmes forcës, tani po hyjmë në një fazë tjetër, ku gjithçka bëhet me synim kontrollin financiar dhe strategjik.
Kalogeri paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të ketë shumë biseda diplomatike dhe diskutime në nivel botëror, ku disa vendime politike do të bëhen publike, ndërsa të tjera do të mbeten të fshehta. Sipas saj, kjo krijon terren për surpriza dhe lëvizje të papritura, veçanërisht nga liderë të rëndësishëm botërorë.
“Shumë gjëra do të dalin në pah, por të tjera do të mbeten ‘nën rrogoz’. Nuk përjashtohet mundësia që këtë javë dhe në fillim të javës që vjen të kemi zhvillime që lidhen me liderë botërorë”, theksoi ajo, duke sqaruar se parashikimi i saj nuk lidhet me Shqipërinë, por me skenën globale.
Në përfundim, astrologia ngriti një alarm të fortë mbi mënyrën se si do të ushtrohet pushteti në këtë fazë të re: “Ata që merren me pushtetin do ta arrijnë qëllimin përmes diplomacisë, e cila do të jetë në një formë diktature në emër të lirisë”.
Parashikimi i Chrysanthi Kalogerit vjen në një moment delikat për politikën ndërkombëtare dhe pritet të ngjallë diskutime, sidomos në dritën e zhvillimeve të shpejta dhe tensioneve globale që po shënohen së fundmi.
Lini një Përgjigje