TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Janar 2026, 13:07

Meri Shehu: Armela dhe Kejsi do ishin si Luizi me Kiarën

Shkruar nga Pamfleti
Meri Shehu: Armela dhe Kejsi do ishin si Luizi me Kiarën
Meri Shehu: Armela dhe Kejsi do ishin si Luizi me Kiarën

Astrologia dhe njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Meri Shehu, ka qenë e ftuar në emisionin “Trotuar” në Top Channel, ku ka komentuar dinamikat e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedës me Nevina Shtyllën, Meri nuk nguroi të shprehë pëlqimet, pakënaqësitë dhe zhgënjimet e saj për banorët aktualë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur se kë ka të preferuar këtë vit, Meri u shpreh se simpatinë e saj e ka fituar “Bajamja” (siç cilësohet Kristi, prej këngës që e bëri të famshëm), duke theksuar edhe origjinën e saj nga Vlora.

Por krahas pëlqimeve, astrologia vendosi të flasë edhe për ata që nuk i duken në nivelin e duhur për një format si Big Brother VIP.

Sipas saj, banori më pak e preferuar është Kejsi. “Unë do doja një Big Brother, Big Brother”, u shpreh Meri, duke lënë të kuptohet se pret personalitete më të forta, më autentike dhe me më shumë peshë në lojë.

Ajo shtoi se është ndjerë e zhgënjyer edhe nga hyrjet e reja në shtëpi, përfshirë Stelinën dhe një tjetër banore, të cilat sipas saj nuk sollën dinamika të forta.

Një nga komentet që ngjalli më shumë reagim ishte ai për Armelën. Meri u shpreh se, nëse produksioni do ta kishte lënë më gjatë në lojë, situata do të kishte marrë tjetër rrjedhë. “Sikur ta kishin lënë Armelën, thashë do krijohej një Luiz dhe Kiara e re aty”, deklaroi ajo, duke aluduar për një histori të mundshme dashurie që do të kishte elektrizuar publikun, ashtu si çifti më i famshëm i BBV2.

Nevina Shtylla u surprizua nga kjo deklaratë dhe reagoi: “Kejsi me Armelën?”, ndërsa Meri vijoi me bindje: “Pse nuk ishte bukuroshe Armela?”. Moderatorja e cilësoi Armelën si “kokrra e yllit”, por shtoi se nuk e kishte menduar një kombinim të tillë. Megjithatë, Meri këmbënguli se, sipas saj, ata do të formonin “një çift shumë perfekt”.

meri shehu kejsi dhe armela

Lini një Përgjigje