TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Mars 2026, 15:46

Bebe Rexha qesh me momentin viral të Brikenës në Big Brother: Kopertina e albumit është në dhomën tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

Bebe Rexha qesh me momentin viral të Brikenës në Big Brother:

Një nga momentet më të komentuara gjatë Prime-it të Big Brother VIP Albania, kur Brikena vrapoi drejt Mateos pas shpëtimit nga eliminimi, ka kaluar kufijtë e shtëpisë dhe është bërë hit në rrjet.

Videoja e saj është përdorur nga fansat e Bebe Rexha në platformën “X” për të krijuar një meme tepër komike lidhur me albumin e saj të ardhshëm. Përbri videos, fansat kishin shkruar:

“Kopertina e albumit ‘Dirty Blonde’ është në dhomën tjetër. Unë:”

Ky krahasim lidhej me entuziazmin e padurueshëm për të parë kopertinën e albumit të katërt të këngëtares, “Dirty Blonde”, që pritet të publikohet më 12 qershor 2026. Memeja tregoi se vrapi i Brikenës përfaqësonte në mënyrë perfekte nxitimin e fansave për detajet e albumit të ri.

Bebe Rexha e ka parë këtë meme dhe nuk ka hezituar ta shpërndajë vetë në profilin e saj zyrtar duke shkruar thjesht: “lol”, duke treguar se momenti e bëri të qeshë.

Albumi “Dirty Blonde” konsiderohet një projekt shumë i rëndësishëm për artisten, duke e prezantuar atë në një dimension vizual, të pavarur dhe pa filtra, ndërsa kopertina zyrtare mbahet ende sekret, duke nxitur kështu padurimin dhe kreativitetin e fansave.

bebe rexha mateo dhe brikena

Lini një Përgjigje