TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Mars 2025, 10:23

Big Brother nuk mban premtimin, ish-banorja hedh në gjyq produksionin

Shkruar nga Pamfleti

Big Brother nuk mban premtimin, ish-banorja hedh në gjyq produksionin

Anisa Veseli, ish-banorja e Big Brother Kosova zbuloi se vuan nga skolioza dhe produksioni i premtoi asaj se një klinikë do të marrë përsipër shërimin e banores.

Por, mesa duket, e gjitha doli të jetë një mashtrim, pasi klinika jo vetëm nuk i ka bërë ndërhyrjen, por as nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të saja.

Ish-banorja e ‘BBVK’, ka zbuluar si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi, e madje ka treguar se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq.

Mesazhi i saj:

Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm. Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë. Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!

Big Brother nuk mban premtimin, ish-banorja hedh në gjyq produksionin

anisa veseli big brother gjyq

Lini një Përgjigje