
Pa diskutim ky është burri më besnik në botë! Në vend që të tradhtojë gruan, është martuar njëkohësisht, në të njëjtën ditë me 10 gra dhe ato duken shumë të lumtura.
Influenceri nga Nju Jorku, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, thotë se u martua me dhjetë gra gjatë një ceremonie në plazh.
Videoja që ai ngarkoi në TikTok ka marrë më shumë se 600 mijë shikime deri tani.
Në mbishkrimin shoqërues të videos ai shprehet: “Sot u martova me dhjetë gratë e mia”.
Lustin pretendon se gratë e tij flasin “gjuhë të ndryshme, kanë personalitete të shumta dhe janë të gjitha të bukura”.
E vetmja gjë që kanë të përbashkët është dashuria që ndajnë për njëri-tjetrin dhe energjia pozitive që kanë, sipas dhëndrit.
@misterlustin “We are the brides” , #emmanuellustin ♬ original sound - MisterLustin
Lini një Përgjigje