TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shtator 2023, 19:47

Dasëm në shpejti? Ish-banori i BBV i nxjerr sekretin mikeshës së tij: Zhaklin Lekatari do martohet në nëntor

Shkruar nga Pamfleti

Dasëm në shpejti? Ish-banori i BBV i nxjerr sekretin mikeshës

Një muaj më parë ish-opinionistja e “BBV”, Zhaklin Lekatari ka treguar se ka nisur një lidhje dashurie, por pa zbuluar identitetin e mashkullit që i ka “rrëmbyer” zemrën.

Ajo është shumë diskrete përsa i përket jetës private, duke mos treguar detaje të reja.

Mirëpo fansat janë shumë kuriozë për jetën sentimentale të ish-opinionistes, ndërsa në lidhje me të ata kanë gjetur rastin që të pyesin mikun saj, moderatorin e njohur Ronaldo Sharka.

“Ka zëra se është martuar Zhaklina, di gjë ti si mik i saj?”, ishte një ndër pyetjet që fansat i drejtuan moderatorit gjatë bisedës së zhvilluar në Instagram.

Nga ana tjetër pa hezituar ai ka treguar se Zhaklina do të martohet në nëntor të këtij viti.

“Zhaku do të martohet në nëntor të këtij viti", tha ish-banori.

Dasëm në shpejti? Ish-banori i BBV i nxjerr sekretin mikeshës

zhaklin lektari ronaldo dasem

Lini një Përgjigje