TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Shkurt 2024, 14:49

Dasmë tironse në shtëpinë e Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni i japin ‘fund beqarisë’ sonte

Shkruar nga Pamfleti

Dasmë tironse në shtëpinë e Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni

Një zarf sapo ka mbërritur në shtëpinë e spektaklit televiziv "BBVA3", ku thuhet se gjatë mbrëmjes së sotme, do të improvizohet martesa e moderatorit Meriton Mjekiqi dhe gazetares Ilnisa Agolli. Lajmin për këtë e ka dhënë produksioni përmes një zarfi që u lexua nga Franceska.

“Banorë, kryeqyteti ynë mbush 104 vjet. Kështu që sonte, vëllai i madh feston me një dasmë tironase me të ftuar speciale Valbona Mema.

Ju duhet që të diskutoni, se cilin çift do të martoni për sot. Pasi të keni zgjedhur, çifti do të zgjedhë të ndajë ftesat e dasmës sipas dëshirës së tyre. Ata duhet të zgjedhin, celebruesin, dëshmitarët dhe familjarët”, thuhet në zarfin e vëllait të madh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

ilnisa dhe meritoni big brother

Lini një Përgjigje