TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2024, 11:16

Denisi i përgjigjet Xhesikës pas ndarjes: Ndërhynë persona të tretë, nuk jam armiku yt

Shkruar nga Pamfleti

Denisi i përgjigjet Xhesikës pas ndarjes: Ndërhynë persona

Pas Xhesikës e cila lajmëroi ndarjen e tyre, Denisi i “Love Island”, ka treguar versionin e tij të arsyes që çoi në ndarjen e tyre. Në një shkrim të gjatë në Instastory, ai shkruan se kanë 20 ditë që ai dhe Xhesika i kanë dhënë fund lidhjes. Ndërsa theksoi se në lidhjen e tyre kanë ndërhyrë palë të treta dhe për këtë arsye ata përfunduan të ndarë.

Denisi nuk specifikon emra megjithatë duket se tashmë të dy e kanë marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas.

Kujtojmë se dyshja rigjetën dashurinë në formatin e njohur “Love Island Albania”, pasi edhe më parë kanë qenë të ndarë. Dyshja në përfundimin të lojës thuhej se kishin nisur bashkëjetesën dhe ishin shumë aktiv në rrjete sociale, ndaj ndarja e tyre erdhi shumë papritur për ndjekësit dhe publikun.

 Denisi i përgjigjet Xhesikës pas ndarjes: Ndërhynë persona Denisi i përgjigjet Xhesikës pas ndarjes: Ndërhynë persona

denisi dhe xhesika pergjigje ndarja

Lini një Përgjigje