TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Gusht 2024, 12:40

Devi dhe Dori u larguan nga Fiks Fare, Edi Oga: Dyshe që nuk ‘ndezën’

Shkruar nga Pamfleti

Devi dhe Dori u larguan nga Fiks Fare, Edi Oga: Dyshe që nuk

Rrjeti dhe mediat online kanë ditë që ‘gumëzhijnë’ për ardhjuen e moderatorëve të rinj në drejtimin e Fiks Fare: Xhemi Shehu dhe Julian Deda.

Pati urime për dyshen e re, ndonjë fjalë tek-tuk për binjakët dhe Egla Cenon që nuk e fituan dot këtë post, por askush nuk foli për dyshen që po largohen: Devi dhe Dori.

I vetmi që është ‘kujtuar’ për ta, ishte Edi Oga. Sot prezantues, Edi Oga që shpesh ka qenë në rolin e autorit të programeve të ndryshme kishte rezerva të kahershme për ish-çiftin e Fiksit, por i shprehu në Facebook vetëm tani, me të mësuar largimin e tyre nga ky program satiriko-investigativ: “Kolegu dhe unë kemi qenë tepër dashamirës ndaj çdo 'dysheje' moderatorësh të rinj në televizion, madje duke i lejuar të shfrytëzojnë situatat e programeve tona, qoftë edhe duke i nxjerrë nga konteksti. Por kur nuk ndez, nuk ndez.

Autorët e Fiks Fare në TCH kanë menduar që pas disa vitesh 'pushim', për sezonin e ri të vendosin moderatorë në programin e tyre: Xhemin dhe Julin, të cilëve u uroj suksese.

Kolegu, Fabi dhe unë do jemi me ju mëngjeseve në 'abc', duke filluar nga 9 Shtatori.”, përfundon postimi i Edit, krahas videos ku djemtë kanë komentuar një moment të Edit gjatë emisionit të mëngjesit, shkëputur nga rubrika ‘Monitorime’.

Gjithsesi, Oga është një person i stër-mësuar me median në përgjithësi dhe ekranin në veçanti dhe duhet ta dijë mirë që në këtë rast djemtë vetëm sa kanë lexuar atë që i kanë dhënë për të lexuar. Megjithatë Edit nuk i paska ‘dalë e keqja’ me Devin dhe Dorin e mezi ç’paska pritur t’ua përmendë. /Pamfleti

edi oga devi dhe dori hakmarrje

Lini një Përgjigje