TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 22:11

Franca dhe Suedia ndeshen për një vend në 1/8-at, publikohen formacionet zyrtare

Shkruar nga Pamfleti

Franca dhe Suedia ndeshen për një vend në 1/8-at, publikohen

Franca dhe Suedia do të matin forcat në sfidën e radhës të fazës së 1/16-ave, që zhvillohet në New Jersey, në një duel ku objektivi është një vend në raundin e ardhshëm të kompeticionit.

“Gjelat” vijnë si favoritë dhe janë në kërkim të një tjetër fitoreje, e cila do t’i kualifikonte në fazën e 1/8-ave.

Trajneri francez i ka besuar një formacioni me emra të njohur, ku spikasin Mike Maignan në portë, Dayot Upamecano, William Saliba, Jules Koundé dhe Lucas Digne në mbrojtje, ndërsa mesfusha drejtohet nga Aurélien Tchouaméni, Youssouf Fofana, Adrien Rabiot dhe Michael Olise. Në sulm, përgjegjësinë kryesore e mbajnë Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé.

Nga ana tjetër, Suedia, e cila siguroi kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira, synon të realizojë surprizën përballë një prej pretendenteve kryesore të turneut. Në repartin ofensiv, suedezët mbështeten te Viktor Gyökeres dhe Alexander Isak, të ndihmuar nga Anthony Elanga, ndërsa mbrojtja udhëhiqet nga Victor Lindelöf.

Franca dhe Suedia ndeshen për një vend në 1/8-at, publikohen

Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ave, duke vijuar garën për një vend në çerekfinale. Sonte pritet një sfidë e luftuar, ku Franca synon të konfirmojë statusin e favoritit, ndërsa Suedia do të kërkojë të shkruajë një nga surprizat më të mëdha të këtij raundi.

francë suedi

Lini një Përgjigje