TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Qershor 2025, 11:22

“Dihet, por askush nuk flet”, shokon Laert Vasili: Motrës 6-muajshe i morën gjak për të shpëtuar Enver Hoxhën

Shkruar nga Pamfleti

“Dihet, por askush nuk flet”, shokon Laert Vasili: Motrës

Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, aktori i njohur Laert Vasili nxori në pah një ‘plagë’ të sistemit komunist të kohës, e cila njihet nga shumë kush, por nuk përmendet nga askush.

Vasili kujton një nga çastet më të trishta të jetës: ai tha se motra e tij 6 muajshe (fëmija i parë i prindërve të tij, para se të lindte ai) humbi jetën pasi i kanë marrë më shumë gjak gjatë analizave. Artisti shton më tej se gjaku do të përdorej nga diktatori Enver Hoxha për rigjenerimin e gjakut të tij.

Ai tha se kjo histori ka ndodhur me shumë fëmijë, jo vetëm me motrën e tij, por askush nuk ka patur guximin të fjalë.

Ai tha se nëna e tij kur ishte shtatzënë me të, iku në Delvinë pasi kishte frikë që fëmijën ta lindte në Tiranë.

“E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë. Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të pafundme njerëzish që qajnë me oi…  ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qan dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi.. Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë. Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie?”, tha aktori.

laert vasili motra gjak enver hoxha

Lini një Përgjigje