TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Prill 2026, 14:35

Dikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dhe Melanie Griffith darkojnë së bashku 12 vjet nga divorci i bujshëm (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Dikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dhe
Melanie Grifith dhe Antonio Banderas në kulmin e karrierës

Aktorët e njohur Antonio Banderas dhe Melanie Griffith, dikur çifti më i kërkuar në Hollivud, janë fotografuar së bashku duke u larguar nga një darkë, 12 vite pas divorcit të tyre, duke treguar se ruajnë ende një raport të ngrohtë dhe miqësor.

Dy ish-bashkëshortët janë parë duke ecur pranë njëri-tjetrit pas mbrëmjes, në shoqërinë e vajzës së tyre 29-vjeçare, Stella Banderas, e cila ishte gjithashtu e pranishme në darkë.

Pamjet kanë tërhequr vëmendje për shkak të marrëdhënies së tyre të qetë dhe pa tension, pavarësisht ndarjes së bujshme të viteve më parë. Të tre janë shfaqur të relaksuar dhe në humor të mirë gjatë largimit nga lokali.

Banderas ishte veshur me pantallona të zeza, xhaketë me nuanca argjendi dhe këpucë të zeza, duke mbajtur një kapelë në dorë. Ndërkohë, Griffith kishte zgjedhur një stil më casual me xhinse dhe xhaketë lëkure të zezë, ndërsa Stella u shfaq me pantallona të bardha dhe pallto në ngjyrë fildishi.

Rikthimi i tyre në të njëjtën kornizë publike ka ngjallur reagime pozitive, duke treguar se raportet familjare mes tyre mbeten të qëndrueshme edhe pas më shumë se një dekade nga divorci.

Dikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dheDikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dheDikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dheDikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dheDikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dheDikur çifti më i kërkuar i Hollivudit/ Antonio Banderas dhe

antonio banderas melanie grifith darke

Lini një Përgjigje