Dj Gimbo është banori i eliminuar mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP 5”, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij pas më shumë se 50 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai u përball në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk arriti të shpëtonte nga televotimi i së shtunës, ku të nominuar ishin gjithashtu Selin dhe Mateo.
Ndërkohë, pas daljes së tij nga shtëpia, kanë qarkulluar lajme se Gimbo mund të ketë një lidhje serioze jashtë.
Këto pretendime janë mohuar nga motra e tij, e cila në një intervistë i ka cilësuar si të pavërteta.
Ajo theksoi se vëmendja dhe fama që shoqëron personazhet publike shpesh shoqërohet me lajme të pasakta, duke sqaruar se Gimbo ka hyrë në shtëpi pa qenë në një lidhje.
Sipas saj, ai ka qenë single dhe nuk ka asnjë person që e pret jashtë.
Lini një Përgjigje