TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Mars 2026, 22:18

"Je zero", Mateo debaton ashpër me Edisën: Vjen me rroba banje dhe kërkon të bisedosh

Shkruar nga Pamfleti
"Je zero", Mateo debaton ashpër me Edisën: Vjen me rroba
Mateo-Edisa

Tensionet mes Mateos dhe Edisës në “Big Brother VIP 5” janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke kulmuar me një debat të ashpër gjatë spektaklit të mbrëmjes.

Përplasja mes dy banorëve, e cila ka qenë e vazhdueshme përgjatë qëndrimit në shtëpi, u intensifikua edhe më tej, me akuza dhe tone të forta nga të dyja palët.

Mateo u shpreh se nuk e vlerëson aspak Edisën, duke deklaruar: “Në sytë e mi je zero”.

Ndërkohë, Edisa iu përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke u shprehur se: “Një mashkull që përgojon femrat për mua ka vlerë zero”.

Debati vijoi me akuza për sjellje të shtirura, ku Edisa e cilësoi Mateon si “fake”, ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë se ajo kërkon vazhdimisht përballje me të, pavarësisht se ai i ka kërkuar të mos e përfshijë në debate.

“Mos hajde të kërkosh bisedë me mua kur unë të them mos më hajde", u shpreh Mateo gjatë debatit.

Përplasja mes tyre mbetet një nga dinamikat më të forta brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke nxitur reagime në rrjetet sociale.

Debati mes tyre:

Edisa: Më duket fake edhe ajo mezi të pëlqeu, si u afrua kështu

Mateo: Ajo vjen një herë me rroba banje një herë me rrobdeshambe që të debatojë me Mateon. I thash mos u merr me mua. Kjo më thotë mua unë jam shumë lart, ti je 0 për tu marrë me mua.

Edisa: Një mashkull që përgojon femrat për mua ka një vlerë 0.

Mateo: Mos hajde të kërkosh bisedë me mua kur unë të them mos më hajde.

mateo edisa big brother vip 5

Lini një Përgjigje