Që prej hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Nikol ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të kohës në shoqërinë e Stenaldos dhe Malit.
Megjithatë, raporti i tyre është interpretuar ndryshe nga banorët e tjerë, të cilët kanë aluduar se si Stenaldo, ashtu edhe Mali, mund të kenë një pëlqim ndaj saj. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga të dy në spektaklin “Prime”.
Gjatë Prime, kjo situatë u diskutua edhe më tej:
Edisa: Vajza në fjalë ka një problem me të dëgjuarin. Konceptin që i thashë dashnoren, ishte se gjithë kohës i drejtohej Juelës me fjalën ‘dashnore’. Çfarë kam konstatuar këtu, kanë qenë të bazuara. Nuk jam futur në luftëra ekzistuese. Në një moment kur unë sulmoj Nikol, sepse po ofendonte vajzat këtu, unë pashë një Stenaldo që mu kthye kundër. Dhe këtu mendova se ka një pëlqim. Sa herë që ai dëgjon zërin e Nikol që debaton, ai vjen si një hije.
Nikol: Është shumë e rëndë që të dalë fjala ‘dashnore’ nga Edisa. Është shumë e rëndë që të dalë një klip i tillë me komente të tilla.
Mal: Është shumë interesante. Po mundohen të na prishin të gjithë shoqërinë që kemi këtu brenda. Është një tentativë dëshpëruese e Rogertit dhe Juelës. Kjo nuk ka ndikuar fare. As nuk e kemi menduar. Çfarë xhelozie o njerëz? Ka pasur momente kur kemi qëndruar unë, Stenaldo dhe Nikol. Unë me Nikol? Jo. Është një vajzë shumë e mirë, kemi pasur shumë biseda të bukura, por vetëm kaq.
Stenaldo: Me Malin nuk kemi pasur kurrë asnjë lloj ftohje. Në Big Brother ka edhe njerëz të tjerë. Nuk e di pse këta e kanë me shumë qejf që të na shohin larg dhe të prishur, por nuk kanë shans. Kurrë unë dhe Mali nuk kemi shprehur ndonjë pëlqim për Nikolin. Nuk kemi folur kurrë për këtë.
Brikena: Kur ka qenë sfida për të vendosur se kush do të bëj dasmën, Stenaldo tha që nuk i thotë Nikol, sepse Nikol nuk ka pranuar. Ndërsa Mali po shihte nga Nikol për ta zgjedhur. Unë e shoh nga gjuha e trupit të tyre. Të dy kanë simpati për Nikol.
Lini një Përgjigje