Showbiz21 Dhjetor 2023, 10:52

DJ PM mohon zërat për shtatzëni, por konfirmon hapin e radhës me Sarah

Shkruar nga Pamfleti

DJ PM mohon zërat për shtatzëni, por konfirmon hapin e

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, DJ PM bëri me dije se, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë dhe aludimeve në media, Sarah nuk është në pritje të ëmbël dhe planet për martesë apo për bërjen e një fëmije nuk i kanë të qarta, por do të ndodhin kur të vijë koha e duhur.

PM u shpreh se i kupton fansat për pyetjet që bëjnë, por nga ana tjetër, së bashku me partneren e tij, nuk bien pre e “presionit” të shoqërisë apo familjes, për të bërë një fëmijë se ‘ka ardhur koha”, apo sepse miqtë e tij janë bërë tashmë prindër. Nga ana tjetër ama, DJ i njohur tha se gjithsesi koha për nivelin tjetër të lidhjes me Sarah-n ka ardhur.

“Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në “BBV”, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrijmë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit “BBV”, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë.”– tha PM, duke pranuar kështu se tashmë gjërat do bëhen më serioze, por sërish duke mos e konfirmuar kush është hapi i radhës.

Nga ana tjetër, në të njëjtën intervistë, ai pranoi se çifti me gjasë do bashkëjetojë në Prishtinë së shpejti, hap për të cilin janë gati dhe që, edhe pse do ketë vështirësi në fillim, u shpreh i sigurt që do të mësohen

dj pm sarah berisha