
Lajmi që Luiz Ejlli do luante si protagonist në një tjetër film, u zbulua para disa kohësh. Madje risia kësaj radhe ishte, se bashkë-protagoniste do ishte edhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito.
Vetë këngëtari bëri njoftimin përmes një videoje të publikuar në InstaStory, për të thënë se xhirimet do të nisin së shpejti. Përveç Kiarës, në projekt pritet të jenë edhe emra të njohur aktorësh:
“Së shpejti fillojnë xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz si asnjëherë më parë, por edhe një Kiarë… ç’të them unë për ty… dhe shumë të tjerë”, tha Luiz në videon e publikuar.
Ky nuk është debutimi i tij i parë në botën e filmit. Më parë, Luiz ka interpretuar në një rol kryesor përkrah Oltës Gixhari, të dy antagonistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Lini një Përgjigje