TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Dhjetor 2025, 16:29

“E kam ndritur”, Heidi Baci flet hapur për dështimin në dashuri

Shkruar nga Pamfleti

“E kam ndritur”, Heidi Baci flet hapur për dështimin

Heidi Baci ka bërë një deklaratë me nota ironie lidhur me jetën e saj sentimentale në emisionin “Wake Up”.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e cila ishte protagoniste e një romance shumë të përfolur me aktorin Romeo Veshaj, i dha fund lidhjes pak muaj pas daljes nga shtëpia, një ndarje që ndodhi në heshtje por me shumë bujë mediatike.

Tashmë në krah të Blendi Salajt, Heidi u shpreh se ka ndryshuar qasje dhe ka hequr dorë nga dhënia e opinioneve për çështjet e zemrës.

“Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur. Ndonjë herë njerëzit duhet të gabojnë, që pastaj të mësojnë,” tha ajo, duke iu referuar indirekt përvojës së saj personale.

Kjo deklaratë tregon pjekurinë e saj për të pranuar me sportivitet gabimet e së shkuarës, duke i parë ato si një proces të nevojshëm mësimi.

Lini një Përgjigje