
Ditë shumë e favorshme për ‘mbretin e xhunglës’. Në fushën e ndjenjave do jeni shumë të aftë, falë influencës së Hënës në shenjën tuaj. Do jeni gati për të sfiduar veten, duke plotësuar çdo gjë që kërkon partneri/ja juaj.
Afërdita ndërkohë do ju kompesojë, duke ju dhuruar ‘pluhur yjesh’ për t’i dhënë lidhjes një prekje magjike.
Për ata që janë single, kjo stinë do jetë e mrekullueshme dhe do realizoni projektet tuaja. Yjet do vazhdojnë t’ju buzëqeshin, duke ju premtuar qetësi. Pranë jush do vijë njeriu që keni ëndërruar gjithmonë.
Do jeni shumë të kërkuar edhe në fushën profesionale, pasi do arrini të krijoni një klimë shumë pozitive.
Lini një Përgjigje