
Efi ka folur në TAR në lidhje me marrëdhënien që mund të vazhdojë me aktoren Olta Gixharin, jashtë shfaqjes reality.
Ajo u shpreh se nuk e lidh asgjë me të, dhe se aktorja është shprehur se “është më keq jashtë, se ç’ishte brenda në shtëpi”.
Çfarë marrëdhënie mendon se mund të kesh me Olta Gixharin, pas përfundimit të të gjithë gjësë?
Asnjë lloj marrëdhënie, nuk më lidh asgjë me Oltën. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm. Çdo gjë që ia kam thënë, ia kam thënë sepse e kam ndjerë. Nuk e di nëse do të jetë më ndryshe jashtë, por ajo ka thënë se është më keq.
Po nëse do të jeni te dasma e Luizit dhe Kiarës në një tavolinë?
Unë nuk e urrej, por ajo është diçka e pashmangshme nëse na bëjnë bashkë. Por unë që të bëhem vetë me të, nuk ndodh.
E pyetur në lidhje me Dean, ajo e përshkroi si “qenin që nuk leh, por të ha”.
“Në pjesën e lojës, mua më kishte në dorë edhe e bëri, dha 3 emra e 3 arsye”, tha më tej Efi.
Dea, shiko nuk kam asgjë të keqe për të thënë për asnjërin. Dea ka atë qetësinë ‘vrastare’, që po e shpjegonte edhe pak më parë edhe vetë, që i mban emocionet. Duket ndonjëherë që thonë “Qeni që leh nuk të ha”, në këtë rast jam unë, dhe Dea është ajo që nuk leh. Në pjesën e lojës, mua më kishte në dorë edhe e bëri: dha 3 emra e 3 arsye.
Lini një Përgjigje