TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Qershor 2025, 11:04

Egli Tako ‘hap një faqe’ të re në jetë, firmos kontratën e rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti

Egli Tako ‘hap një faqe’ të re në jetë, firmos

Egli Tako ka befasuar ndjekësit me njoftimin e fundit: ajo ka firmosur me labelin e njohur SBS Entertainment, duke hapur një faqe të re në rrugëtimin e saj artistik.

Përmes një postimi emocionues në Instagram, Egli ndau këtë moment të veçantë me ndjekësit:

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment. Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta.”

Ky bashkëpunim vjen në një fazë ku Egli synon të zgjerojë audiencën dhe të sjellë projekte më të mëdha muzikore. Fansat kanë reaguar menjëherë me komente mbështetëse, duke pritur me padurim projektet e reja që do të materializohen nga kjo marrëveshje.

Egli Tako ‘hap një faqe’ të re në jetë, firmos

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egli Tako (@eglitakoooo)

egli tako kontrata

Lini një Përgjigje