TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Qershor 2025, 10:47

“Jam dashuruar prej asaj nate”, G Bani drejt një romance të re?

Shkruar nga Pamfleti

“Jam dashuruar prej asaj nate”, G Bani drejt një romance

Reperi G Bani, rikthyer në vëmendjen e publikut si ish-banor i Big Brother VIP, ka ‘ndezur’ rrjetin me një postim, duke shtuar kuriozitetin në radhët e ndjekësve të tij.

Në Instagram, ai ndau një foto të një vajze të panjohur, duke mos zbuluar asnjë detaj për identitetin e saj. Mbi imazhin ai shkruan thjesht: “Jom dashuru prej asaj nate”, fjali që ka ngjallur menjëherë reagime e komente të shumta.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një romancë të re në jetën e reperit, apo nëse ky është thjesht një paralajmërim i koduar për ndonjë projekt muzikor që mund të jetë duke ardhur së shpejti. Fansat mbeten në pritje për të zbuluar më shumë nga ky mister i papritur.

“Jam dashuruar prej asaj nate”, G Bani drejt një romance

 

g bani i dashuruar

Lini një Përgjigje