TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Qershor 2025, 20:31

Zbulohet misteri, Eliona Pitarka sërish nënë e një vajze

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet misteri, Eliona Pitarka sërish nënë e një vajze

Aktorja Eliona Pitarka ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit përmes një videoje të ëmbël në Instagram.

Në postimin e saj, ajo shfaq foshnjën, por e kujdesshme të mos tregonte gjininë të cilën, siç ka thënë nuk e ka ditur as vetë gjatë shtatzënisë.

Megjithatë pak kohë më vonë influencerja zbuloi se bebja ishte vajzë duke e bërë Pitarkën tashmë nënë të tre vajzave. Emrin e foshnjës Eliona ende nuk e ka zbuluar edhe pse ndjekësit kanë kërkuar të dinë më shumë.

Eliona shkruan se përfundimisht është një CEO vajzash dhe se e zbuloi pas lidhjes gjininë e fëmijës së saj të tretë.

“I lashë një porosi mamive dhe doktorit para lindjes:

Ju lutem, kur të dalë, mos më thoni çfarë është…

Vetëm ma vendosni në kraharor. Dua ta zbuloj vetë. Dhe ashtu ndodhi. Kur ma vendosën në gji, nuk nxitova ta shihja.

Doja vetëm ta mbaja pranë zemrës, t’i merrja erën, ta ndjeja të gjallë dhe të falenderoja Zotin që më zgjodhi mua, për herë të tretë. Për dy minuta, koha u ndal. Ishte vetëm fryma ime dhe fryma e saj. Pastaj, ngadalë…e ngrita me duart që më dridheshin, e aty, në mes të dritës, pashë që ishte… VAJZË.

Një tjetër mrekulli. Një tjetër pjesë e shpirtit tim. Një tjetër arsye për të besuar se Zoti më njeh më mirë se vetja ime. Në këtë dhomë materniteti u vulos përfundimisht ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë:

Jam një mama vajzash. Jam mamaja që shkon në maternitet me rozën në ADN

Universi nuk po bën më surpriza, vetëm po më konfirmon titullin: CEO e vajzave”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje