
Egli Tako vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë. Edhe pse ajo ka mohuar disa herë zërat për një lidhje të re pas ndarjes së shumëpërfolur nga këngëtari Gjesti, ndjekësit në rrjetet sociale vazhdojnë të analizojnë çdo detaj nga jeta e saj.
Së fundmi kanë qarkulluar aludime për një romancë të mundshme mes saj dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani. Dyshimet e fansave janë shtuar pas disa postimeve në rrjetet sociale, të cilat sipas tyre përmbajnë elemente të përbashkëta.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr veçanërisht një automjet luksoz. Redon Berani ka publikuar një foto ku shfaqet pranë një fuoristrade të zezë Mercedes G-Class, ndërsa në disa postime të tjera në Instagram, Egli Tako është parë gjithashtu pranë një makine të ngjashme.
Madje, një foto e Eglit ku ajo shfaqet e ulur brenda një automjeti është interpretuar nga fansat si një tjetër detaj që mund të lidhë dy ish-banorët e BBVA.
Megjithatë, deri më tani as Egli Tako dhe as Redon Berani nuk kanë reaguar ndaj këtyre spekulimeve, ndërsa gjithçka mbetet në nivel dyshimesh të ngritura nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Egli Tako dhe Redon Berani krijuan një raport të afërt dhe miqësor gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Megjithatë, rrugëtimi i tyre në format u ndërpre pasi Redoni vendosi të largohej për shkak të presionit të përjetuar. Vetëm pas largimit të tij nga shtëpia, Egli nisi romancën e saj me Gjestin.


Lini një Përgjigje