TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shtator 2023, 11:39

Egli Tako pas ndarjes nga Olsi: Më kanë ngacmuar djemtë e estradës

Shkruar nga Pamfleti

Egli Tako pas ndarjes nga Olsi: Më kanë ngacmuar djemtë e

Ndarja e Egli Tako dhe Olsi Bylyku ka qenë së fundmi kryefjalë në mediat rozë. Për një periudhë çdo lëvizje e tyre u analizua dhe kjo vazhdon edhe pas konfirmimit të ndarjes. Madje këngët e Olsit shpesh merren si dedikime për Eglin.

Egli ka treguar se pas ndarjes me aktorin ka arritur ta njohë më mirë veten. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” Egli ka folur për karrierën dhe jetën private. Ajo gjithashtu ka zbuluar (pa emra) se disa personazhe të estradës kanë tentuar ta ngacmojnë, pas ndarjes së bujshme me aktorin e humorit.

Egli: Për sa i përket personazheve të showbizit po, ka pasur tentativa, por nuk ka pasur asnjë kthim mbrapsht…

Gjithashtu Egli ka treguar se ka marrë një ftesë nga produksioni për të qenë pjesë e “BBV3”, megjithatë ka zgjedhur të mos pranojë.

Egli: Kërkesa po, dëshira jo. Nuk mendoj se jam natyra dhe karakteri që i përshtatet atyre formateve në “BBV”. Do më njihnin për atë Eglin që është jashtë kornizës serioze, që është si fëmijë që është si fëmijë e qeshur, e hedhur pak budallaqe… 

 

egli tako estrada ngacmime

Lini një Përgjigje